42-vjeçari Rigels Kaso nga qyteti i Bilishtit u get i rrahur dhunshëm nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë. Edhe pse policia dhe prokuroria e Tiranës po ndjekin rastin ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët, por i riu nga Bilishti është futur në trajtim intubimi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Rigels Kaso, ushtronte aktivitetin e inxhinierit elektrik, duke kryer instalime elektrike dhe instalime kamerash në zona të ndryshme të vendit.

Ndërkohë që fqinji i tij në Bilisht në një intervistë tregon se e njeh për njeri shumë të mirë dhe djalë të shkëlqyer.

Ndërkohë që prej 2-3 ditësh nuk ishte parë në pallatin ku jetonte, fqinja tregon detaje edhe rreth familjes së tij.

Fqinji i Rigels Kasos:

‘’Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendje do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani  po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu.  Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen , pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: