VLORË- Pak orë pasi në bregdetin pranë Lungomares është gjetur i mbytur një person, policia e Vlorës ka arritur të identifikojë viktimën dhe të zbardhë ngjarjen.
Sipas të dhënave zyrtare më datë 30.08.2017, rreth orës 18:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare gjendet një trup i pajetë.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ku ka konstatuar një trup të pajetë, ku fillimisht ka qenë e pamundur për ta identifikuar.
Nga hetimet e para të policisë ka rezultuar të jetë shtetasi L.H., 76 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet të jetë mbytur në det pasi ka rënë nga shkallët e Lungomares. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.k/BalkanWeb)