Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një i ri u gjet pa shenja jete në ambientet e konviktit të një shkolle private.

Blutë njoftojnë se i riu u gjet në ambientet e tualeteve të konviktit, ndërsa sa i përket shkaqeve të ndarjes nga jeta, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Vijon ende puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb