33 vjeçari Giuliano Pirone, nga Perth në Australi, nisi të mos ndjehet mirë gjatë një sesioni stërvitjeje natën dhe shkoi drejt tualetit, por aty kishte humbur ndjenjat dhe tragjikisht u gjet i vdekur të nesërmen.
Pas shume orësh punonjësit e gjetën të ndjerin thuajse të pajetë dhe njoftuan policisë.
Pirone kishte vdekur në spital, pas atakut kardiak që pësoi gjatë stërvitjes së natës në 20 gusht.
Pas dhënies së larmit nga stafi policia kishte thyer derën e tualetit, ku ishte mbyllur 33 vjeçari, baba i një fëmije.
Megjithë përjekjet e mjekësve të doktorëve ai nuk u rizgjua më kurrë.
Daniela Pirone, nëna e Giulianos tha se në kamerat e sigurisë i biri shihej duke u stërvitur në pistën e vrapit, para se të shihej kur ai nuk po ndjehej mirë dhe eci drejt tualetit.
Teksa shkonte atje ai përplasej lehtë me pajisjet e palestrës që haste rrugës.
Familjarët thanë se kërkojnë përgjigje pasi i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe stafi palestrës e kishin lënë në tualet deri mesditën e nesërme.