Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë ku një person është gjetur i plagosur me armë të ftohtë, të tipit thikë, në një rrugë dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”.
Blutë njoftojnë se 60-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Bardhyl Hysenaj, po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa dyshohet se është vetëlënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.11.2024, rreth orës 10:45, në autostradën Durrës Tiranë, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës shtetasi B.H., rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)