Zbardhet ngjarja që ndodhi pasditen e së shtunës në Pogradec ku një shtetas i identifikuar si Egli Proga rreth moshës 42 vjeç u gjet i shtrirë në rrugë, sipas informacioneve dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje.

BalkanWeb mëson se i riu është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia shtetasi Denis Meçe, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se viktima dhe autori janë komplikuar në ambientet e jashtme të një lokali, është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja. Edhe pse u transportua në spital i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve. Ndërkohë pritet njoftim zyrtar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: