Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi Lushnjën, ku pronari i një lokali është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës, ndërsa vëllai i tij, Arben Boriçi, ka qenë krahu i djathtë i Aldo Bares. Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të shkuarën e tij.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: