Lamine Yamal ishte kryefjala e “Euro2024”, me talentin spanjoll që mahniti Evropën. Për fat të keq, në këtë ditë të nxehta gushti, protagonist në media është bërë babi i tij për një ngjarje të rëndë që është shënuar në rrugët e Katalonjës.

Një ditë më parë, rreth orës 21:10, babai i Yamal është goditur disa herë me thikë pas një sherri në parking. Mounier Nasraoui u shtrua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rendë, por jashtë rrezikut për jetën.

Polica e Barcelonës ka bërë me dije se për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar tre persona, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb