KORÇË- 25-vjeçari që u plagos rëndë nga ish-vjehrri i tij në Kamenicë të Korçës është dërguar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas mjekëve të Korçës gjendja e të riut është e rëndë dhe në rrezik për jetën pasi ka goditje me sëpatë në disa pjesë të trupit.

“Ka dëmtime në kokë dhe qafë, nga goditjet disa herë me sëpatë”, pohojnë bluzat e bardha të Spitalit Rajonal të Korçës. I plagosuri ka qëndruar për dy orë në reanimacion, por më pas ekipi i mjekëve në Korçë vendosi ta dërgojë në Tirane për mjekim të specializuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Kamenicë, ku i riu me inicialet S.M. është goditur nga ish-vjehrri i tij pas një konflikti që siç thotë policia ishte për motive të dobëta.

Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, autori i plagosjes është ndaluar nga policia por ende nuk dihet dëshmia e tij. Dyshohet se prishja e lidhjes me vajzën e autorit dhe problemet e lindura pas ndarjes kanë qenë shkaku i ngjarjes.

Policia ka shoqëruar edhe të afërm dhe dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes kur ndodhi sherri mes autorit dhe të riut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb