Misteri mbulon aksidentin e djeshëm ajror që shkaktoi dhjetëra viktima ndërsa 29 të tjerë i shpëtuan vdekjes.

Dyshimi tashmë i konfirmuar edhe nga disa ekspertë dhe analistë të industrisë, është se avioni u godit nga predha nga një raketë ruse e lëshuar nga anti-ajror për të zmbrapsur një sulm me dronët ukrainas që po zhvillohej në Çeçeni në atë kohë.

Avioni, një Embraer E190, u ngrit në orën 7.55 të mëngjesit nga Baku, me destinacion Grozny, Çeçeni. Gjatë udhëtimit, në afërsi të Maçaçkalës, ai zhduket nga radarët e Flightradar24, faqja e specializuar që merret me gjurmimin ajror.

Sigurisht që nuk është asgjë e re në atë zonë që nga dita e pushtimit të Ukrainës, ka qenë një praktikë e përdorur nga ushtritë dhe inteligjenca për të çorientuar sulmet e armikut dhe në veçanti ato të dronëve kamikaze, të cilët në atë moment po fluturonin mbi Çeçeni, detaj ky i konfirmuar edhe nga autoritetet.

Avioni bëhet sërish i dukshëm pas 102 minutash, ku duket se zbret drejt aeroportit të parë të disponueshëm të Kazakistanit, në anën tjetër të detit Kaspik. Ajo që ndodhi gjatë asaj ore e 42 minutash është nën hetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb