Mirlind Daku është grumbulluar nga trajneri Sylvinho në listën provizore të Euro 2024. Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku në video shihet sulmuesi i Shqipërisë që shpërthen në lot, menjëherë pasi kuptoi se është grumbulluar.

26-vjeçari luajti në 28 ndeshje këtë sezon me Rubin Kazan, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër herë pasin e fundit. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në premierën e Europianit, ku në grup me ne janë kundërshtarë të kalibrit të lartë si Spanja dhe Italia, pa nënvlerësuar aspak Kroacinë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb