Të tjera detaje janë zbardhur në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 në lidhje me ngjarjen e rëndë në Genova, ku një nga motrat ndërroi jetë dhe tjetra përfundoi në gjendje kome.
Kunati deklaroi se aktualisht po hetohen dy pista të ngjarjes, ajo e vetëflijimit dhe vrasjes. Ai tha se kunata që është gjallë, mendon se motra e saj është gjallë. Sipas tij, motra që është gjallë ka thënë se dikush i ka hedhur nga ballkoni, por policia nuk ka marrë parasysh deklaratën, pasi ka qenë në efektin e narkozës.
Një i afërm tregon se ditën e ngjarjes një person tjetër mund të ketë qenë në shtëpi dhe t’i ketë shtyrë motrat nga kati i katërt.
Sipas tij, bashkëshorti i motrës së vogël kohët e fundit bënte shumë sjellje të çuditshme.
“Fatkeqësi ajo që ndodhi. Lajmin e morëm vesh nga të afërmit. Unë jam kunati, nusja ime i ka motra. Ne jetojmë në Shqipëri. Baxhanaku është i lirë, ka dalë nga burgu. Dhe gjithë problem këtu ka qenë. Vajza ka mbajtur fëmijët. Kur ai doli nga burgu ka kërkuar që të shkojnë për disa ditë fëmijët te ai. Ajo ja çonte gjithmonë fëmijët që të çmallej me ta.
“Pasi kanë shkuar aty ata i kanë izoluar fëmijë, ata s’e linin të fliste me kamera të paktën. Dhe aty duket se nisi çdo gjë. Se me datë 10 kanë pasur gjyqin se kush do të merrte kujdestarinë dhe këtu ka qenë ideja që fëmijët t’i mbante nëna dhe ajo ka qenë vajzë parimore e hekurt. Për këtë arsye shkoi motra e vetë atje që të ndihmonte, se ajo ka katër fëmijë.”
“Pastaj ky i ka izoluar fëmijët s’i nxirrte as në kamera as në telefon. Ajo u bë merak, shkoi në polici bëri denoncim. Policia i ka thënë fëmijët janë mirë thjesht prit ditën që do i sjellin.”
“Ata nuk ia çuan fëmijët në ditën që ajo e priste. E motra që është në koma sot është përmend, shyqyr zotit e ka kaluar rrezikun për jetën.”
“Kur është përmend, fjalët e para që ka përmend kanë qenë për motrën normalisht ajo s’di gjë se ka ndërruar jetë. Ajo ka thënë se ne na hodhën dhe nuk e mori policia si deklaratë ngaqë është nën efektin e narkozës.”
“Gjithë problemi është te ditët e fundit, sepse i ati ka pas ca lidhje kshu, ca rrjete ku di unë dhe ka ndryshuar si njeri për disa muajsh. Unë më shumë këtu i kam qendruar pranë vjehrrit këtu në Shqipëri, ai nuk e ka marrë vesh lajmin“, tha i afërmi i motrave.
(BalkanWeb)