Shtirja si vajza e avokatit të njohur nga Zvicra, Valentin Landmann i funksionoi shumë mirë reperes nga Kosova, Loredana Zefi. Si vajza e Landmann ajo disa herë fitoi besimin e shumë viktimave. Edhe çifti zviceran tashmë i njohur Valais ishin mashtruar kështu nga Loredana. Avokati zviceran ka folur për herë të parë rreth rastit. Landmann ka thënë se Loredana do duhej të ishte në paraburgim, shkruan Blick.


Një kompani anijesh në kantonin e Neuchtael gjithashtu e ka identifikuar Loredanën si mashtruese. Sipas kompanisë Loredana e prezantuar me emrin Gentiana Landmann kishte marrë një anije me qira dhe nuk e kishte paguar faturën.


Megjithatë Loredana në vend se të ishte në paraburgim, shkoi në Kosovë për të xhiruar spotin e këngës së ardhshme. Kjo sipas avokatit të njohur Valentin Landmann është e pakuptimtë. Ai thotë se bazuar në historitë që kanë dalë në media, prokurori do të duhej të merrte një vendim deri më tani.


Sipas tij, ishte e rrezikshme që ajo ka fluturuar për në Kosovë, sepse mund të ketë më shumë viktima që janë të përfshira në këtë rast. Landmann thotë se vendimi më i mirë do të ishte paraburgimi.

Sa i përket abuzimit me emrin e tij, kjo e ka zemëruar avokatin e njohur në Zvicër. Ai tha se kjo nuk do të duhej të kishte ndodhur në asnjë mënyrë, por shton se nuk do të përdorë masa ligjore kundër saj, shkruan Express.

Landmann është përmendur nga avokati kosovar Tomë Gashi që ka marrë Loredana edhe në konferencën që u mbajt javën e kaluar në Prishtinë. Loredana tashmë është kthyer në Zvicër. Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, duke bërë të ditur se është kthyer në shtëpi.