Një burrë indonezian me koronavirus ka hipur në një aeroplan i maskuar si gruaja e tij, i veshur me një nikab që i mbulon fytyrën dhe mbante letërnjoftim të rremë dhe një rezultat negativ të testit PCR.
Por siç shkruajnë mediat e huaja, kjo “fshehje” e tij nuk zgjati shumë.
Policia thotë se një stjuardesë në bordin e një aeroplani Citilink që udhëtonte nga Xhakarta për në Ternate në provincën Maluku të Veriut të dielën, vuri re burrin që ndërronte rrobat në tualet.
“Ai bleu biletën e aeroplanit me emrin e gruas së tij dhe solli kartën e identitetit, rezultatin e provës PCR dhe kartën e vaksinimit me emrin e gruas së tij. Të gjitha dokumentet janë nën emrin e gruas së tij”, ka thënë shefja e policisë së Ternate, Aditya Laksimada, pasi arrestoi burrin.
Ai u identifikua vetëm nga inicialet e tij.
Pas kësaj, policia e çoi atë për një test për COVID-19, i cili doli pozitiv.
Burri aktualisht është vetë-izoluar në shtëpi dhe policia tha se hetimi do të vazhdojë.
Ndryshe Indonezia është “nën kthetrat” e rritjes më të keqe të rasteve me coronavirus në Azi me 33,772 raste të reja të konfirmuara dhe 1,383 vdekje në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara është 2.9 milionë me 77,583 viktima.
Ndërkohë kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore, duke përfshirë një test të detyrueshëm negativ të koronavirusit dhe tubimet publike janë ashpërsuar gjatë festës
së Kurban Bajramit këtë javë.
(BalkanWeb)