Një 52-vjeçar shqiptar u arrestua dje në Tiranë. Karabinierët e Njësisë Hetimore të Piacencës tashmë kanë në dorën e tyre shqiptarin, i cili ishte dënuar nga gjykatat italiane me 5 vjet heqje lirie.

I arrestuari në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane është Bilbil Elezaj, person i pëfshirë në listën e zezë të personave në kërkim ndërkombëtar të Interpolit. Prokuroria kishte kërkuar 9 vjet burg për Elezajn, mirëpo përfundimisht ai mori një dënim me 5 vjet heqje lirie, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në muajin tetor 2018. Ai ishte në fakt pjesë e “Grande Aracri”, bandë lokale në Itali. Kjo bandë vepronte në provincat italiane të Reggio Emilias, Parmas dhe Modenas. Elezaj ishte i kërkuar, pasi ishte ndër 218 vetët që ishin arrestuar ose shpallur në kërkim për operacionin e koduar “Amelia”.

Ai u shpall fajtor në Gjykatën e Shkallës së Parë për veprën penale të zhvatjes së shumëfishtë dhe u dënua përfundimisht me 5 vite burg. Në atë operacion pati edhe zyrtarë të lartë të arrestuar, punonjës Policie dhe disa shtetas të huaj. Bilbil Elezaj punonte si shofer dhe përdorte kërcënime e kishte aktivitet në zhvatje parash.

Por, si u kap në Tiranë Elezaj? Karabinierët, mbanin nen vezhgim gruan e 52-vjeçarit, në Itali. Ata raportuan per udhëtimet e pazakonshme nga Italia në Shqipëri të saj. Policia ka identifikuar dy banesa ne Tiranë, ku takohej cifti. Dhe mengjesin e djeshëm pasi u takuan, policia i ndoqi dhe i ndaloi prane aeroportit kur gruaja do te kthehej ne Itali.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb