Askush nuk lejohet të hyjë brenda perimetrit të sigurisë në afërsi të uzinës së Poliçanit, pasi zona është e blinduar nga Policia ushtarake.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, shihet momenti i arrestimit të një prej çekëve, i cili u kap duke fotografuar jashtë godinës.

Ndërkohë aktualisht nga policia janë ndaluar 4 shtetas çekë, ku dy gra fotografonin nga jashtë godinës, dhe dy burra brenda ambienteve të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb