Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Elbasanit.

Sipas informacioneve, K.Z., 32-vjeç është kapur duke vjedhur disa tuba bakri.

I riu ka qenë duke çmontuar tubat në ambientet e jashtme të spitalit në Elbasan.

 

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë: -K. Z., 32 vjeç, pasi u kap duke vjedhur disa tuba prej bakri, në ambientet e jashtme të spitalit të Elbasanit;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb