Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap mat me kokainë dhe kanabis. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Redion Hoxha, banues në Fier.

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. H., 20 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: