TIRANE

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte një nga lajmet rozë më të komentuara ditët e fundit. Për t’i mos i lënë hapësirë “gojëve të liga”, ishte vetë këngëtari shqiptar që vendosi ta ndajë me të gjithë lajmin e bujshëm të ndarjes nga bashkëshortja e tij Nora Istrefi, me të cilën ai ka edhe një vajzë Renee.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e djeshme në mediat rozë qarkulluan lajmet dhe fotot e Robert Berishës me një vajzë bukuroshe. Ata shfaqeshin bashkë të ulur në një kafe dhe menjëherë u përfol për një histori të re dashurie mes tij dhe modeles, identiteti i së cilës është Xhesika Kadiu.


Por, pas bujës në media, vetëm sot ka ardhur reagimi i parë dhe zyrtar i Robert Berishës. Ka mjaftuar vetëm një foto dhe asnjë sqarim direkt për portalet apo shtypin rozë për të zbuluar se në fakt, modelja Xhesika Kadiu është thjesht pjesë e grupit të vajzave dhe modeleve me të cilat Roberti po punon rreth projektit të ri.


“Diçka po zihet”, shkruan ai, teksa zbulon se është duke punuar fort rreth një projekti të ri muzikor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb