TIRANE

Ditën e sotme në media u raportua se Robert Berisha pas ndarjes nga Nora Istrefi ka filluar një romancë të re dashurie. Madje “çifti i ri” është nisur me pushime në Turqi.

Nga artikulli i Prive.al u zbulua vetëm fotoja e Robertit me vajzën, por akoma nuk dihej identiteti i saj. Ndërkohë pasditen e sotme, Gazeta Blic ka shkruar përmes burimeve të saj se vajza e cila ishte nën shoqërinë e Robertit quhet Jessica Kadiu.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bukuroshja prej vitesh jeton në SHBA, por është me origjinë nga Burreli. “Roberti dhe Jessica kanë një vit që janë në lidhje”, shkruan Gazeta Blic. Disa javë më parë Roberti deklaroi zyrtarisht ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi me të cilën kanë një vajzë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb