Dy ditë më parë në të gjitha mediat bëri bujë një video ku këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe aktori i ‘Al Pazar’ Romeo Veshaj shiheshin duke u përqafuar dhe duke kaluar momente romantike në një pishinë.

Prej koshësh mes tyre është aluduar për një lidhje, mirëpo dyshja ka vendosur që mos të flasë.Të pyetur nga media ata kanë preferuar të mos japin detaje për jetën e tyre private.

Ndërkohë që siç duket Romeos nuk ja ndjen aspak për lajmet që qarkullojnë. Vëllai i tij Donaldi ka publikuar një video të cilën Romeo e ka ripostuar, ku aktori shihet në ambientet e Tring. Romeo nis të këndojë këngën ‘I see you again’, duke treguar kështu se nuk i interesojnë lajmet që po qarkullojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb