Identifikohet personi i arrestuar sot në portin e Durrësit, pasi brenda makinës së tij u gjetën 11 kg heroinë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Agim Sylejmanin, nga Kosova dhe me banim në Zvicër.


Kështu gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip “Opel” me drejtues 50-vjecarin, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Kjo e fundit ishte fshehur në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me heroinë.


Ndërkohë, Bezat bën me dije për ‘BalkanWeb’ se drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar që të flasë para oficerëve të policisë. Aktualisht policia po heton në lidhje  me rastin në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb