GREQI

Policia greke ka ushtruar sot një kontroll në banesën e 49-vjeçarit shqiptar Artan Meleqi në Athinë.

Ky aksion është zhvilluar pas kapjes së 49-vjeçarit shqiptar ditën e djeshme me 128 kg marijuanë në zonën e Igumenicës.

Ne banesën e tij  në Athinë u gjetën edhe 5.5 kg marijuanë të vendosura në qese pazari, 5 granata ushtarake, një arme tip karabinë, 25 fishekë dhe 2 thika ushtarake. “BalkanWeb” sjell fotot e sendeve të sekuestruara në banesën e shqiptarit nga Delvina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb