LUSHNJE – Në vijim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, policia e Lushnjes ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në kuadër të operacionit “Kristali”.

Nga ky aksion janë sekuestruar 103 gram lëndë narkotike kokainë, dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Darvisjano Doku, 26 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Renault”, u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë me peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb