Policia greke ka deklaruar se shqiptari i kapur me 57 kg drogë në Trikorifo të Igumenicës pretendon se quhet Fatos Lita, 27-vjec, lindur në Plostan dhe banues ne Jorgucat.

Kjo deklaratë dhe prezantim i shqiptarit të kapur nuk e ka bindur Policinë Greke dhe kjo e fundit ka hedhur dyshime, ndërsa menjëherë  ka nisur hetimet për marrjen e të dhënave për rastin. Dyshimi siç sqaron policia greke është vetëm lidhur me deklarimin e tij kur është shprehur se jeton  në Jorgucat.

54515945 713401115728551 5923629266989219840 N
54515945 713401115728551 5923629266989219840 N

Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet dhe po bashkëpunon edhe me policinë e Gjirokastrës për rastin në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb