PRRENJAS- Goditet aktiviteti kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake në Përrenjas. Në kuadër të operacionit të koduar “URAKA 1” u sekuestruan dy pistoleta dhe fishekë, ndërsa në pranga ra poseduesi i tyre, 32 vjeçari Ylber Suma, nga Maqedonia me banim në Kosovë. Shqiptari i maqedonisë u kap në vendin e quajtur fshatin Urake të qyteti i Prrenjasit.

Burime nga policia bënë me dije se i riu i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme armët nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro copa (pistoleta).

Mësohet se armët dhe 5 fsihekë të riut iu gjetën gjatë kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb