Pal Gjolaj është 75-vjeçari i arrestuar nga blutë e Shkodrës këtë të hënë në kuadër të operacionit ‘’Prekal’’.

Sipas edhe komunikatës zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër, gjatë kontrollit në banesën e 75-vjeçarit në fshatin Prekal janë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Teksa 75-vjeçari është dërguar në qeli, materialet janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prekal”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të prodhimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që i mbante në banesë, në fshatin Prekal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri dhë lëndë narkotike, në banesë, organizuan operacionin policor të koduar “Prekal”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb