Një operacion i policisë greke në rrugën “Egnatia”, ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike të llojit heroinë. Operacioni është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Çelësi i Imathias” ku është ndaluar automjeti që drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar.

Në bagazhin e mjetit është gjetur një krevat druri fëmijësh, brenda të cilit ishin fshehur 35 pako me 22 kg 872 gram heroinë. Droga dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë për në Greqi, por ende nuk ka informacion nëse ajo ka ardhur nga Shqipëria.

Policia greke ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikut të heroinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb