TIRANE

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shoferin Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.

39-vjeçari­ nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion pak ditë më parë në portin e Durrësit dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.

Heroina është gjetur brenda një çante,  të cilën e mbante drejtuesi i kamionit. Mjeti ku u gjet droga ishte i  ngarkuar me konfeksione.

Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb