Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Shinat” u arrestua shtetasi me inicialet E. K., banues në Kamzë. Shërbimet e policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se ky shtetas në gomisterinë e tij mbante sende të kundërligjshme.

Makine Policie
Makine Policie

Menjëherë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr. 5 është organizuar operacioni policor i koduar “Shinat”, ku në zonën e Fushë-Mëzezit, gjatë kontrollit të gomisterisë së shtetasit E. K., shërbimet e policisë kanë gjetur një kallashnikov, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprime të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i te riut, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: