Një vajzë e re nga Kolumbia, e cila sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, ka përfunduar në prangat e policisë. Behet fjalë për 26-vjeçaren me inicialet C.J., banuese në Kolumbi.
Mësohet se në çantën e saj të dorës u gjet një sasi kanabisi.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
(BalkanWeb)