Një 17-vjeçar i cili rezulton banues në Tiranë është arrestuar në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, G,GJ., 17-vjeç u kap me drogë me vete.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabisi.

Teksa 17-vjeçari ka përfunduar në pranga, materialet kanë kaluar në Prokurori.

 

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin G. Gj., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: