Një 26 vjeçar italian i dënuar për trafik droge nga gjykatat shqiptare është ekstraduar sot nga ana e Interpol Tiranës drejt homologëve të tyre të Romës.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se, L. P. banues në Itali, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tij.

“Më datë 18. 10. 2018, në PKK Rinas, nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali, shtetasi L. P., vjeç 26, banues në Itali, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku do të vuaj pjesën e mbetur të dënimit. Neni 283/a i Kodit Penal,” shkruhet në njoftim.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: