Një shtetas shqiptar ka pranuar se është përfshirë në kultivimin e narkotikëve një “shtëpi bari” të zbuluar pranë Norwich. Ali T., 62 vjeç, ishte akuzuar për prodhimin e një droge të klasit B të kontrolluar dhe vjedhjen e energjisë elektrike.

Shqiptari, pa vendbanim fiks, u arrestua në vendngjarje. Ai u paraqit në Norwich Crown Court këtë javë, ku foli përmes një përkthyesi.

Ai pranoi rolin e tij në prodhimin e kanabisit, por u deklarua i pafajshëm për vjedhjen e energjisë elektrike.

Gjykata pritet të vendosë më 22 nëntor nëse do të dënojë 62-vjeçarin ose jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb