Një mësues i një shkollë fëmijësh në Pero, në provincën e Milanos, është arrestuar me akuzën e keqtrajtimit të fëmijëve.


Në kuadër të hetimit një mujor, falë kamerave të fshehura, janë regjistruar 42 episode të dhunës, me goditje dhe shtyrje të fëmijëve të moshës 2 dhe 5 vjeç nga 64-vjeçari italian.


Në disa imazhe fëmijët përplasen në tokë, me ulërima të dhunshme dhe tërheqje veshi.


Në pjesë të tjera të videos duken qartë vogëlushët e ulur në tokë ndërsa burri godet me shqelma në kokë, njërin nga ata.

“Mbarove” dëgjohet qartë mësuesi në video teksa i drejtohej një fëmijë që për të fjetur gjumë kërkonte babain, ndërsa fëmijët qanin.

(Balkan Web)