ITALI

Dy shqiptarë janë arrestuar që në mars 2018, teksa u kapën me kokainë në makinën që po udhëtonin.

Ata janë Ilirjan Lamçe, 41 vjeç, dhe Dorjan Cami, 33 vjeç. Të mbrojtur nga ana e avokatit Gianfranco Brancato, të dy ndodhen në “arrest shtëpie”. Megjithëse mund të dënoheshin me nga 10 vjet burg secili, për shkak se lënda narkotike është e fortë, ata mund të dënohen me 5 vjet, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjes, shqiptarët morën një dënim thuajse minimal për veprën që kanë kryer. Avokati i shqiptarëve ka arritur të shmangë dënimin maksimal, ndërsa marrja si të pandehur dhe dënimi i shqiptarëve nuk mund të “negociohen”.

Shqiptarët ndodhen në një proces gjyqësor. Në fund, dënimi për secilin për ta pritet të jetë 5 vjet burgim, ndërsa kësaj mund t’i shtohet edhe gjoba.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb