Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg tre nga katër personat e arrestuar nën operacionin “Vollga” në Tiranë, ku u sekuestruan 5.2 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar.

Operacioni u finalizua në hyrje të Tiranës nga vjen nga Elbasani pranë rreth rrotullimit të Saukut ku policia ndërhyu pas dyshimit për një dekonspirim.
Kështu Gjykata Durrës pranoi dhe la në fuqi kërkesën e prokurorisë Durrës për çështjen e prokurorit Madrid Kullolli për vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës se sigurimit arrest në burg për shtetasit:
Besmir Dashi, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Rrajcë Librazhd, i pa dënuar, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.
Amir Troci, lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz Tiranë, i pa dënuar, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.

Nexhmi Uka, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i dënuar për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.

Ndërkohë për Alban Raitën, lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz Tiranë, i padënuar, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitja e narkotikëve”, gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm ndalimin dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur ne Policinë Gjyqësore” një herë në muaj.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Vollga’ janë sekuestruar 5 kg të dyshuar heroinë, një sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb