Emiljano D. dhe Danjel L, janë dy nga dhjetë shqiptarët e dënuar nga një gjykatë belge për kultivim të kanabisit. Arrestimi i tyre është kryer në gusht dhe dje u morr vendimi se, ata do të vuajnë 30 muaj heqje lirie dhe 8000 euro gjobë.

Autoritete belge kanë qenë në gjurmë të shqiptarëve që prej 17 korrikut, pasi kishin marrë një denoncim nga fqinjët e tyre pasi kishin ndjerë erë kanabisi.

“Shtëpia” e barit ishte ndërtuar në tarracat e zonës Sint-Bartholomeusstraat në Merksem, e cila ishte e përbërë vetëm nga xhama, por për shkak të lënies hapur të një dritareje, policia ndjeu erën dhe vijoi kontrollin fizik.

Gjatë kontrollit në banesë më 3 gusht, u gjet një plantacion me 1501 bimë kanabis të shtrirë në katër dhoma kultivimi dhe 9 persona të moshës 21 deri në 43 vjeç dhe një i mitur.

Emiljano D. dhe Danjel L. ishin përgjegjësit për kultivimin e drogës. Përpos dënimit me burg, shqiptarët do të paguajnë edhe 24 mijë euro ndaj operatorit të rrjetit “Fluvius”, si dëmshpërblim për vjedhje e energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: