Futbolli në Shqipëri është shumë larg qëllimit për të cilin u shpik sporti më i dashur në botë, të dëfrejë tifozët. Në Shqipëri është shndërruar prej kohësh në një biznes që nuk njeh as limite, ku presidentë klubesh apo aksionarë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mbajtur gjallë produktin e tyre. Të thuash të vërtetën në futbollin shqiptar këtë periudhë është e vështirë edhe në ato raste ku gjithçka transmetohet live.

Një situatë shumë e rëndë ndodhi pas sfidës Kastrioti-Tirana, ku tensioni që shoqëroi këtë post ndeshje u pasqyrua në kohë reale nga të gjithë mediat por në mënyrë të pa kuptimtë dhe absurde, presidenti i Kastriotit Alban Vogli kërcënoi dhe u përpoq të intimidonte kryeredaktorin e Panorama Sport, Jetmir Halilaj. Gazeta “Panorama Sport” denoncoi menjëherë këtë akt primitiv ndërsa Halilaj në një lidhje telefonike për emisionin SportNewsPlus në News24 rrëfeu këtë telefonatë befasuese dhe të rëndë:

“Ishte një situatë e pa këndshme. Pak pas ngjarjes ne e pasqyruam edhe në portalin Panorama.al. Gati një orë më mbrapa presidenti i Kastriotit në mënyrë befasuese telefonoi në numrin tim personal, lëshoi një mori sharjes dhe fyerjesh për pasqyrimin që i kishim bërë ngjarjes. Realisht u ndjeva keq sepse thjeshtë po bëjmë detyrën, as nuk e njoh as nuk me lidh asgjë, thjeshtë që edhe ai është pjesë e botës e sportit edhe kaq. Normalisht vijuam duke e denoncuar lajmin publikisht sepse besoj që është shumë e rëndë që të intimidosh dhe të kërcënosh gazetarët”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb