UASHINGTON, SHBA
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se SHBA do të vazhdojë me përpjekjet e saj për të denuklearizuar Korenë Veriore.
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Penjani deklaroi se “nuk e mirëpret më në vend Mike Pompeon”.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të negociuar. Në krye të ekipit tonë qëndron presidenti Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe unë do ta vazhdojmë përpjekjet maksimale për të denuklearizuar Korenë e Veriut.”, deklaroi Pompeo.
Mike Pompeo theksoi se SHBA nuk heq dorë nga politikat e saj të qarta në raport me Korenë e Veriut.
(d.xh/ Balkanweb)