Stafi i “Tak Fak” mbërriti te banesa e qytetarit Tozo Tozaj për ta pyetur se pse kishte mbjellë ullinj mbi varrezat e fshatit.

Sapo sheh gazetaren dhe ekipin e xhirimit, Tozaj kërcënon se do t’i vrasë me sëpatë, ndërsa godet me gurë edhe drejt kameras, duke rrezikuar operatorin.

Pas kësaj, gazetarja Rovena Cerka ka shkuar në familjen Tozaj me policinë.

“Ju duhet të bëni kallëzim për pjesën që ju ka kërcënuar dhe pjesa tjetër është që punën tuaj duhet ta bëni. Çfarë problemi ka? Toka aty është do të vini ta shikoni. Ju nuk është se do shkulni ullinjtë. Thjesht do merrni një ekspoze të asaj sesi është situata. Ai për atë do të mbajë përgjegjësi”, tha efektivi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb