TIRANE

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, njëherësh kandidat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë ka dalë sot para trupit gjykues në KPA, i cili pranoi kërkesën e Komisionerit Publik. Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua në detyrë nga KPK më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare.

Vendimi u ankimua nga Komisioni Publik i cili tha se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e dy analizave financiare të cilat nuk ishin përcjellë me dosjen e subjektit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në shkresën që ankimonte vendimin e KPK, u kërkua nga komisioneri një analizë financiare për gjyqtarin Malaj.

Në seancën e sotme gjyqësori Malaj, ka depozituar prapësimet përsa i përket analizës financiare, ndërsa ka kërkuar riceljen pjesërisht të hetimit gjyqësor. Malaj u shpreh se analizat e viteve 2007-2008 dhe 2009-2011 i ka të shoqëruara me prova, ndërsa ka depozituar sot të tjera.

‘Komisioni ka ngritur në ankim 4 cëshjte. 1 ka të bëjë me balancën negative në vitet 2007-2008, 2009-2011. Në vitin 2007 komisioneri pretendon se kam një balancë negative në shumën 110 mijë lek” shprehet Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb