TIRANE-Ka marrë fund pengmarrja e qytetarit Klajdi Gjeçi nga tre persona tek ‘Farmacia 10’ në kryeqytet. Policia e Tiranës bën me dije se pas një pune të organizuar nga ana e Sektorit të Krimeve dhe Patrullës “Shqiponja” është arrestuar i dyshuari kryesor që mori peng me dhunë Klajdi Gjeçin, ky i fundit dyshohet person me precedentë penalë.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm është vënë në pranga i dyshuari i dytë si autor i ngjares, Martin Seferi, 31 vjeç.

Sipas policisë autori i dyshuar i cili u arrestua është shtetasi Kleidi Yzeiraj, 27 vjeç, pronar i një lokali në kryeqytet, i cili udhëtonte me një automjet tip taksi së bashku me shtetasin e dhunuar Klajdi Gjeçi në momentin e arrestimit, tek ‘Farmacia 10’.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E.Y, 31 vjeç, dhe po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE PER ARRESTIMIN E TE DYSHUARIT TE DYTE
“Më 26.12.2015, në orët e para të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1- Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç, banues në Tiranë
2- Martin Seferi, 31 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit E. Y, 31 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas më datë 25.12.2015, rreth orës 20.35, në rrugën e ‘‘Dibrës“, në bashkëpunim me njeri –tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive dobëta, kanë rrahur dhe më pas kanë marrë me forcë nga mjeti i tij, tip “Peugeot”, me targa AA 588 FP, shtetasin K. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, tip “BMV X-6”, e kanë dhunuar atë fizikisht ku më pas janë kapur nga Policia.

NGJARJA
Pas marrjes në pyetje të personit të arrestuar, Kleidi Yzeiraj është arritur të zbardhet edhe dinamika e ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se Kleidi Yzeiri është pronar i një lokali të zonën e ‘Freskut’, ndërsa shtetasi i marrë peng, Klajdi Gjeçi ka debatuar me një nga kamerierët e lokalit. Pas debatit Klajdi Gjeçi është larguar me mjetin e tij, por pronari i lokalit Kleidi Yzeiraj së bashku me dy perosna të tjerë e kanë ndjekur nga pas me makinë duke e kapur tek ‘Farmacia 10’.

Kleidi Yzeraj së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në një BMW X5 pasi kanë debatuar në distancë me Klajdi Gjeçin i cili udhëtonte me mjetin “Peugeot”, e kanë ndaluar atë dhe e kanë rrahur.

Më pas, ata e kanë marrë peng duke e hipur në makinën e tyre dhe janë nisur drejt zonës së Dajtit.

Ndërkohë Kleidi Yzeiraj, pas marrjes në pyetje ka thënë se nuk ka dashur ta dhunojë Klajdi Gjeçin, por e ka ngatërruar me një person tjetër. Gjithashtu ai është shprehur se nuk e ka marrë peng, por thjesht do e shoqëronte për në shtëpi.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se mjeti “Peugeot” me targë AA 588 FP, është në pronësi të shtetasit Dorian Çela. Blutë kanë shoqëruar në policisë Çelën për t’u marrë në pyetje, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpi.

Njoftimi i policisë
Më datë 25.12.2015, në afërsi te Farmacia nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona (nga një mjet i cili po verifikohet nga Policia nëpërmjet kamerave të rrugës) ndërsa në automjetin me targa AA 588 FP dyshohet se udhëtonte shtetasi me iniciale K.Gj, ndërsa automjeti ndodhet në pronësi të shtetasit D.Ç., i cili është marrë menjëherë në pyetje nga Policia.

Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin K.Gj, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave, duke ngritur postblloqe të shumta në kryqëzime.

(d.d/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: