TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama gjeti heronjtë e ditës së sotme dhe fotot e tyre i postoi në Facebook.

Ato ishin dy ushtare në krye të detyrës që luftonin me flakët dhe sigurisht duhen vlerësuar për punën e vështirë.

Por në mesin e komenteve përgëzuese për punën e tyre, ndjekësit e kryeministrit vënë re një detaj. Ndonëse ushtaret duken të lodhura e të sfilitura, ato e shuajnë zjarrin me lopata.

Të shumtë janë ata që e kritikojnë kryeministrin, madje njëri prej tyre i bën një krahasim me Berishën.

“Kur ia more qeverine Berishes the që vetem dy palë çizme më keni lëne, ndersa ty vetëm 2 lopata t’kanë ngel. Edhe ato me gjysmë bishti. Kryeministër lodër për femijë”., -shkruan ai.

komenti 5

Koment 3

komenti 2

komenti 1

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb