Jetmir Pepaj është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet gjatë festimeve për natën e ndërrimit të viteve.

Pepaj është identifikuar nga policia, e cila ka njoftuar se ka nisur punën për arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.

 

Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe prishje të qetësisë publike pas incidentit të ndodhur në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës ku Elite Event Premium Show organizoi eventin festiv të ndërrimit të viteve.

Jetmir Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi barbarisht blogeren Klea Prenga, duke e goditur me shishe në fytyrë.

Asokohe, Prenga publikoi edhe pamjet tronditëse në Instagramin e saj, ku dukeshin plagët e rënda të marra në pjesët e fytyrës. Ndërsa në videot që publikoi më pas Klea Prenga dukej momenti kur motrat Berisha o afroheshin asaj dhe Marinela e godet me shishe në fytyrë.

Pas ngjarjes së rëndë është aluduar gjerësisht se arsyeja e këtij incidenti duket se lidhet me një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe ish-bashkëshortit të Mariela Berishës, Jetmir Pepajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb