Me 15 pikë, po aq sa Shqipëria, një biletë për në “Euro2024”, siguroi edhe Republika Çeke nga Grupi E. Në frymën e fundit, Çekët thyen pastër 3-0 Moldavinë, një tjetër surprizë të këtij grupi. Pavarësisht këtij fakti, trajneri Jaroslav Silhavy, në përfundim të sfidës dha dorëheqjen e tij si trajneri i Çekisë:
“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kishim vendosur që para ndeshjes që nuk do të vazhdonim më. Për këtë e njoftova presidentin. Presioni tashmë ishte mjaft i madh, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë”, u shpreh trajneri i Çekisë.
Ky është trajneri i dytë nga grupi i Shqipërisë që jep dorëheqjen apo shkarkohet pasi më herët, Polonia shkarkoi trajnerin Fernando Santos. Listës së zezë i shtohet edhe trajneri i Bullgarisë, ku humbja në miqësoren me Shqipërinë i kushtoi stolin. Në lidhje me ekipet e tjera, Polonia, nga favorit kryesor e mbyll grupin vendin e tretë me 11 pikë. Në vendin e katërt me 10 pikë renditet Moldavia, ndërsa mbyll grupin Ishujt Faroe me 2 pikë.
(BalkanWeb)