Në vitet e fundit, Tirana është orvatur gjithnjë mes Kupës, një objektiv real për të mbyllur sezonin me trofe dhe për të kapur europën dhe objektivit për të qenë në majat e klasifikimit, me këtë të fundit që më shumë ka qenë një dëshirë se sa një objektiv konkret. Këtë sezon diskutimi është ndryshe, objektivat kanë ndryshuar, prioritet është shndërruar kampionati, aty ku dëshirojnë të kthehen te titulli pas një dekade ku e kanë harruar një shije të tillë.

Halili
Halili

Starti i sezonit është premtues, pas 4 javësh kryesojnë të vetëm klasifikimin, lojtarët që ka në dispozicion gjithashtu janë nga më të mirët në qarkullim, detaje këto që të dërgojnë në këtë përfundim, ky është sezoni i duhur për të synuar me kohë të plotë titullin kampion. Ky objektiv pritet të marrë formë të plotë në dy javët e ardhshme ku bardheblutë do të përballen me dy pretendetë të tjerë, Kukësin dhe Partizanin. Dy kundërshtarët e radhës janë dy ekipe që kërkojnë kthesën e madhe, Tirana është e paralajmëruar për dy beteja të vërteta.

Kupa
Kupa

Trajneri Mema dhe stafi drejtues i Tiranës ka qenë i përqendruar vetëm në këto dy takime, kjo u pa qartë edhe në sfidën e Kupës kundër Shënkollit ku kishin bërë rotacion të plotë. Ndaj Kukësit, Mema ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë dëmtim, asnjë shqetësim, pasi me ekipin janë rikthyer edhe Ilion Lika dhe Agostin Torasa. Mema duhet të zgjedh një formacion fitues, sfida kundër Kukësit është shumë e rëndësishme, vjen një javë përpara derbit dhe është një sfidë përballë një rivali direkt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: