Deputeti Partisë Socialiste Parid Cara ka falenderuar kryeministrin Edi Rama edhe pse u la jashtë listave të PS për zgjedhjet e 18 qershorit. Në një status në Facebook, Cara shkruan se punën e tij e vlerëson vetëm elektorati dhe gjithashtu se ndihet mirënjohës ndaj kryeministrit Rama që i besoi detyrën e vështirë në qarkun e Kavajës.

Statusi i plotë i Parid Carës
Pershendetje miq,

Siç jeni njoftuar tashmë nëpërmjet mediave, unë nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për mua ka qenë një nder i madh dhe një përgjegjësi shumë i madhe që për katër vjet kam përfaqësuar elektoratin e Kavajës në Parlament. Nëse kam punuar mirë apo keq, këtë e vlerëson vetëm elektorati.

Në katër vjet jam përpjekur të nxis zhvillimin e asaj zone ku u linda dhe u rrita derisa fati e donte që të emigroja. Jam munduar që të shfrytëzoj të gjitha hapësirat për të sjellë më shumë investime, qoftë publike, qoftë private në Kavajë. Falenderoj të gjithë qytetarët e asaj zone të mrekullueshme që më mbështetën në katër vjet.

I jam mirënjohës gjithashtu edhe kryeministrit Rama që më besoi këtë detyrë të vështirë. Si çdo kontratë, edhe kjo kishte fillimin dhe fundin e saj dhe për këtë nuk kam aspak keqardhje. Uroj që Partia Socialiste të rritet akoma më shumë, duke qëndruar afër qytetarëve dhe duke iu ardhur në ndihmë atyre. Ju uroj shume suksese deputeteve me te cilet punova ne kater vjet dhe te rinjve qe po marrin nje pergjegjesi te madhe mbi vete.

Fitore!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: