Deputeti socialist Lavdrim Krashi ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për ta lënë jashtë listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
I ftuar në studion e News24, Krashi u shpreh se pavarësisht zhvillimeve, qëllimi i tij mbetet i njëjtë – një qeveri e drejtuar nga PS.
“Njerëzit janë të lirë të votojnë për kë të duan, dhe është detyrë e kandidatëve tanë që të luftojnë fort për të siguruar fitoren e Partisë Socialiste,” tha ai.
Duke marrë shembull nga historia britanike, Krashi solli në vëmendje një frazë të ish-kryeministrit Winston Churchill: “Tre muaj pasi fitoi Luftën e Dytë Botërore, Churchill humbi zgjedhjet. Kur e pyetën si ndihej, tha se karriera e një politikani është si një fustan gruaje – duhet të jetë aq i gjatë sa të mbulojë subjektin, por aq i shkurtër sa të mbetet interesant.”