Një 31-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës e cila referoi materialet në Prokurori.
Sipas komunikatës, 41-vjeçarja G.H., rezulton banuese në fshatin Taroninë.
Ndërsa procedimi penal ndaj saj nisi për shkak se 31-vjeçarja është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. H., 31 vjeçe, banues në fshatin Taroninë, pasi është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijët e saj të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)